Uashington,11.09.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka takuar sot zonjë Erin Elizabeth McKee, zëvedës-drejtoreshë e USAID-it për Europë dhe Euroazi.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me Agjencinë Amerikane USAID, e cila ka realizuar një numër të madh invenstimesh në Maqedoninë e Veriut.
Dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe me interes të përbashkët.
Në takimin me zonjën Erin Elizabeth McKee, zëvendës kryeministri i Parë, Izet Mexhiti ka shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vendin tonë, duke theksuar rolin e stabilitetit politik në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime. Janë shqyrtuar mundësitë për iniciativa të përbashkëta rreth sfidave mjedisore, përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Të dy palët njohën rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar çështjet mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra.