Lajme
Në takim u shkëmbyen mendime për projektet e përbashkëta që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shteti po i realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane
11.09.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, sot ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në vend.
Në takim u shkëmbyen mendime për projektet e përbashkëta që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shteti po i realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, si dhe për mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Zëvendësministrja Lashkoska prezantoi aktivitetet tjera të rëndësishme aktuale dhe të planifikuara të Ministrisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA-ja si partneri ynë strategjik i jep vendit.