Mexhiti: Po mbjellim 800 mijë fidane të reja në pesë lokacione

05.12.2024
Lipkovë, 05.12.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot nga Komuna e Likovës me mbjelljen e fidanit të parë, filloi aksionin e mbjelljes së fidaneve, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokave të degraduara në terren jashtëzakonisht të pafavorshëm, me sipërfaqe totale prej rreth 400 hektarësh në të gjithë shtetin.

Ministria e mjedisit mbështet akcionin "Pastrimi gjeneral i fundjavës"

05.12.2024
Shkup, 04.12.2024 Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me Gordana Sofia dhe Hanes Jaetzkl nga 'Man&Mountain', Ministria e Mjedisit vazhdon të mbështesë Aksionin më të madh vullnetar për grumbullimin dhe ndarjen e mbetjeve në vendin tonë ‘PASTRIMI GJENERAL I FUNDJAVËS’.

1.7 milionë euro ndihmë suedeze

04.12.2024
Shkup, 04.12.2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone Ami Larson Jain nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2".

Njoftim

04.12.2024
Nesër, 05.12.2024 (e enjte), me fillim nga ora 13:45, në komunën e Likovës (vendi i quajtur rrafshina, në afërsi të stacionit filtrues), zëvendëskryerministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Izet Mexhiti, do të nisë aksionin e mbjelljes së drunjve

Forumi Bujqësor për Ndryshimet Klimatike

02.12.2024
Shkup, 02.12.2024 Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, kishte paraqitje në hapjen e Forumit Bujqësor për ndryshimet klimatike, i cili u mbajt sot në Shkup.

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, pa njohtime paraprake, filluan me inspektimet të jashtëzakonshme në instalimet me Leje mjedisore të integruar A

30.11.2024
Shkup, 30.11.2024 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, në pajtim me Planin Akcional të miratuar nga Qeveria, lidhur me masat afatshkurtra për zvogëlimin e emetimeve të substancave ndotëse në ajër, pa njoftim paraprak kanë filluar me inspektime të jashtëzakonshme në instalimet me A - Leje mjedisore të integruar.

Njoftim

25.11.2024
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të ndiqni ngjarjen promovuese për dorëzimin e gjashtë autobusëve të rinj ekologjik me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", për mjetet lëvizëse të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të Qytetit të Shkupit