Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin final të Bordit Menaxhues të projektit shumëvjeçar "Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut", i cili shqyrtoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe shënoi përfundimin e Projektit.
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, mori pjesë në një takim me Shoqatën e Ofruesve të Shërbimeve Komunale – ADKOM, ku u diskutua për problemin e kërkesave të papaguara të ndërmarrjeve publike komunale ndaj institucioneve shtetërore.
Të nderuara media, ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nesër (18.12.2024) me fillim në ora 11:30 në sallën Arkadia, hotel Limak në Shkup, do të marrë pjesë në një konferencë rreth iniciativës: "Një milion fidanë në pesë vjet".
Të nderuara media, ju informojmë që Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti nesër (18.12.2024) me fillim në ora 10:00 në Hotel Marriot në Shkup, do të marrë pjesë në një konferencë për cilësinë e ajrit.
Ju njoftojmë se sot (17.12. 2024), e martë, me fillim nga ora 14:00, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të jetë pjesë e aksionit të mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit.