Shkup, 25.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit.
Në Baku të Azerbajxhanit, në periudhën prej 11-22 nëntor u mbajtë Takimi i 29-të i Palëve në Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Takimi i 19-të i Palëve në Protokollin e Kiotos dhe Takimi i 6-të i Palëve në Marrëveshjen e Parisit, së bashku me takimin e 61-të të Organeve Këshillimore Ndihmëse në shkencës dhe teknologjisë dhe për zbatim.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë duke punuar seriozisht në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e mjedisit jetësor duke krijuar qasje shumësektoriale dhe të koordinuar.
Me qëllim të reduktimit të ajrit në periudhën nëntor – shkurt, kur sipas matjeve të kryera, çdo vit regjistrohen përqendrime të shtuara të grimcave të ngurta në ajër, Grupi i Punës për Ajrin e Pastër hartoi dhe Qeveria miratoi Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025
Autobusët e rinj me gaz natyror të kompresuar, mbërritën në Maqedoninë e Veriut me ngjitëse orientuese në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze nga investitori i huaj dhe të njejtat janë shënuar me gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të ndiqni ngjarjen promovuese për dorëzimin e gjashtë autobusëve të rinj ekologjik me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", për mjetet lëvizëse të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të Qytetit të Shkupit