Zëvendësministrja Lashkoska realizoi takim me ambasadoren greke Filipidu

Lajme
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare, në radhë të parë për rajonin e Prespës dhe mbrojtjen e Liqenit të Prespës
Zëvendësministrja Lashkoska realizoi takim me ambasadoren greke Filipidu
02.10.2024

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, sot realizoi një takim protokollar me ambasadoren e Greqisë në Shkup, E.S. Sofija Filipidu dhe zëvendësja e saj Georgija Andreadi.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare, në radhë të parë për rajonin e Prespës dhe mbrojtjen e Liqenit të Prespës. Gjithashtu, në një atmosferë të këndshme u diskutua edhe për projektet tjera që aktualisht janë duke u realizuar përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe për mundësitë për thellimin e tij.

Submitted by alfa4 on 02.10.2024 - 20:41