Temat e takimit ishin dy konferencat e ardhshme të palëve në Konventat për diversitetin biologjik dhe ndryshimet klimatike, si dhe çështjet tjera me interes të përbashkët, për të cilat ministri Mexhiti informoi për rrjedhën e përgatitjeve dhe aktiviteteve të ardhshme.
Mexhiti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa koordinatorja e përhershme Kollumbia e konfirmoi gatishmërinë e agjencive zbatuese të OKB-së për një përfshirje edhe më të madhe në zbatimin e politikave për mjedis të shëndetshëm, duke theksuar si prioritet Marrëveshjen e ardhshme kornizë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2026-2030.
Dy palët u dakorduan për nevojën e një qasjeje të sinkronizuar në programimin e programeve të OKB-së me prioritetet nacional, për shkak të shumëdimensionalitetit të problematikës dhe nevojës për integrimin e politikave për një mjedis të shëndetshëm në politika të tjera sektoriale, me një synim reduktimin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike dhe ndikimit në diversitet biologjik.
Koordinatorja e përhershme e OKB-së Kollumbia, në disa raste e theksoi punën ekipore, përvojën dhe njohurinë si vlerë të njohur të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.