Skip to main content
Државен секретар - надлежности
-
-
Државен секретар ...
-
Државен секретар - надлежности
Државен секретар - надлежности
- Planifikon, organizon dhe koordinon punën e ministrisë dhe të nëpunësve administrativë drejtues;
- Zbaton mbikëqyrje dhe jep udhëzime dhe këshilla për punë, ndjek dhe kontrollon performancën individuale dhe organizative dhe vlerëson nëpunësit administrativë drejtues;
- Propozon koncepte dhe zgjidhje për strukturën e brendshme dhe për tejkalimin e problemeve të natyrës kadrovike, teknike ose financiare në fushat e përgjegjësisë së ministrisë në përputhje me udhëzimet dhe vendimet e ministrit;
- Ndjek realizimin e Programit Vjetor të Punës të Qeverisë së RMV në fushat e përgjegjësisë së ministrisë; ndjek afatin kohor të caktuar dhe jep udhëzime dhe opinione gjatë përgatitjes së materialeve për shqyrtim në Qeverinë e RMV dhe organet dhe komisionet qeveritare;
- Merr pjesë në Kolegjiumin e Përgjithshëm të Sekretarëve të Përgjithshëm/Shtetërorë;
- Ndjek realizimin e konkluzioneve dhe vendimeve të marra dhe propozon koncepte për zbatimin e tyre në kohë, me efikasitet dhe efektivitet;
- Prezanton politika, programe, projekte dhe dokumente strategjike nga fushat e përgjegjësisë së ministrisë;
- Jep opinione dhe udhëzime gjatë përgatitjes së materialeve, informacioneve dhe opinioneve për çështjet e përgjegjësisë së ministrisë për mbledhjet e Qeverisë së RMV, organe dhe komisione;
- Thekson prioritetin e materialeve në rendin e ditës të mbledhjeve të Qeverisë dhe merr pjesë në punën e organeve punuese të Qeverisë së RMV dhe Kuvendit të RMV kur autorizohet nga ministri;
- Koordinon grupet e punës të ministrisë për përgatitjen e programeve, projekteve dhe dokumenteve strategjike;
- Realizon komunikim dhe bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV.
sfy39587stp18