Me 1.5 milionë euro të siguruara nga programi IPA 2 i BE-së do të përmirësohet korniza ligjore për cilësinë e ajrit

Kumtesat
Filloi zbatimi i  projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane
Me 1.5 milionë euro të siguruara nga programi IPA 2 i BE-së do të përmirësohet korniza ligjore për cilësinë e ajrit
29.01.2025

(29.01.2025) Me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i  projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.

Në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin. Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit të ambientit dhe disa akte nënligjore, apo rregullore që do të ndjekin kërkesat e direktivave të BE-së, duke siguruar kështu një rregullim më të madh në këtë fushë.

Gjithashtu do të përgatiten plane për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit, duke përfshirë edhe implikimet fiskale për zbatimin e tyre.

Në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente.
Në të njëjtën kohë, do të punohet për përmirësimin e inventarit kombëtar të emetimeve në ajër dhe përgatitjen dhe zbatimin e një plani për monitorimin e metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike dhe përbërjeve organike të avullueshme.

Në përputhje me shtrirjen e shtuar të matjeve, do të krijohen zona dhe grumbullime për këto substanca.

Njëkohësisht do të punohet për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e tyre dhe në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Submitted by alfa4 on 29.01.2025 - 15:49