Plani i veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025

Kumtesat
Grupi i Punës për Ajrin e Pastër hartoi dhe Qeveria miratoi Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025
Plani i veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025
27.11.2024

Me qëllim të reduktimit të ajrit në periudhën nëntor – shkurt, kur sipas matjeve të kryera, çdo vit regjistrohen përqendrime të shtuara të grimcave të ngurta në ajër, Grupi i Punës për Ajrin e Pastër hartoi dhe Qeveria miratoi Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025. Në të janë projektuar masa parandaluese afatshkurtra që do të mundësojnë uljen e emetimeve nga sektorët e detektuar që kanë kontributin më të madh në rritjen e emetimeve të grimcave të ngurta dhe rrjedhimisht edhe përqendrimet e larta që tejkalojnë standardet e përcaktuara.

Ai është përgatitur nga grupi punues i formuar nga përfaqësues të sektorëve përkatës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor/Drejtoria e Mjedisit dhe i harmonuzuar me institucionet përkatëse.

Plani është i strukturuar në atë mënyrë që pasqyron burimet kryesore të ndotjes së ajrit dhe në përputhje me rrethanat propozon aktivitete/masa për reduktimin e ndotjes së ajrit me një kornizë kohore të përcaktuar indikative për zbatimin dhe institucionin kompetent për zbatimin e. Aktivitetet janë realisht të zbatueshme pa aplikime të veçanta/minimale financiare.

Masat në planin e veprimit janë afatshkurtra, sipas sektorëve dhe për periudhën 2024-2025.

Submitted by alfa4 on 27.11.2024 - 11:30