Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, realizoi një takim pune me përfaqësuesin e Partneritetit Global të Ujit (Global Water Partnership - Mediterranean (GWP-Med), Dimitris Falutsos, i cili informoi për projektin “Zbatimi i Planit Strategjik të Veprimit për Basenin e Lumit të Drinit për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mundësimin e menaxhimit të burimeve natyrore” (GEF DRIM 2).
Vlera totale e projektit është 7,105,936 dollarë amerikan, dhe qëllimi kryesor është promovimi i menaxhimit të integruar të burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm në pellgun e lumit Drin duke mbështetur zbatimin e Planit Strategjik të Veprimit të dakorduar midis vendeve të Basenit (nënshkruar në prill 2022 ).
Zëvendësministrja Lashkoska, theksoi se e përkrah plotësisht realizimin e këtij projekti, aktivitetet e të cilit do të fillojnë vitin e ardhshëm dhe planifikohet të zgjasë deri në vitin 2029.
Financuesi i Projektit është Fondi Global Ekologjik (FGE), agjencia zbatuese është UNDP-ja, dhe zbatuesi është Global Water Partnership – Mediterranean.