Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, sot ka pasur një takim pune me ambasadoren e Zvicrës, E.T Veronik Ulman, ku kanë biseduar për çështje aktuale lidhur me projektet e përbashkëta.
Zëvendësministrja Lashkoska falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se Qeveria zvicerane është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës. U theksua ecuria e projekteve me mbështetjen e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së natyrës.
Ambasadori Ulman shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe vendosmërinë në drejtim të thellimit të tij me mbështetjen e re të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në arritjen e synimeve për mbrojtjen e mjedisit.