Pritje për përfaqësuesit e trupit diplomatik në vend

Lajme
Me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka organizuar pritje për përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, kreun shtetëror, deputetë, shoqërin civile dhe personalitete tjera.
Pritje për përfaqësuesit e trupit diplomatik në vend
13.08.2024

Me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka organizuar pritje për përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, kreun shtetëror, deputetë, shoqërin civile dhe personalitete tjera.
Mexhiti në fjalën e tij tha se 
Më 13 gusht 2001, ky dokument strategjik jashtëzakonisht i rëndësishëm solli paqen.

"Edhe pse plagët e thella ende tundin shpirtrat, distanca e kohës si dëshmitari më objektiv na tregon se me ndihmën e miqve tanë më të rëndësishëm strategjikë ndërkombëtarë, atëherë morëm vendimin e duhur. Jo rastësisht, babai i Gjermanisë së bashkuar, Otto Von Bismarck dhe mjeshtri i gjeopolitikës, tha: "Politika është arti i të mundshmes, i të arritshmes".

 

1


Sot, pas 23 vitesh, 13 gushti na sjell bashkimin e të gjitha bashkësive etnike në kremtimin e përfitimeve të rëndësishme shoqërore që janë rezultat i ndryshimeve kushtetuese që dolën nga Marrëveshja e Ohrit.
Si asnjëherë më parë, me të gjitha ngjarjet e sotme shtetërore, ne dërgojmë një mesazh se edhe nga disfatat dhe fitoret me armë e sakrifica njerëzore, ne kemi kapacitet për të nxjerrë mësime, ne njohim urtësinë dhe kemi vullnet të fuqishëm të shohim drejt të ardhmes së përbashkët", tha Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti

Kjo marrëveshje, shtoi ai, hodhi themelet për integrimin e plotë të popullit shqiptar në institucionet shtetërore, vlerëson rolin e shqiptarëve në formimin e Maqedonisë së Veriut, krijoi mekanizma funksionalë për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, për mënyrën e përdorimit të simboleve identitare për shqiptarët, përcaktoi drejtimin e decentralizimit të komunave dhe është simbol i ndërtimit të urave për besim të ndërsjellë.

 

2

 

"Marrëveshja e Ohrit në vetvete ka një qëllim shumë fisnik. Ajo hapi rrugën për një proces gjithëpërfshirës të integrimit të shqiptarëve.
Krijimi i mundësive të barabarta për arsim, përfshirë arsimin universitar, krijimin e vendeve të punës, ngritjen e institucioneve kulturore dhe artistike, mundësimin e botimeve, krijimin e mediave përmes politikave inkluzive gjuhësore, ndërtimin e elitave të barabarta, thjesht ridefinon shoqërinë në një nivel më të lartë demokratik.
Ky proces, i cili  vazhdon, bazohet në lirinë - lirinë e individit si komponent themelor i çdo forme të organizimit shoqëror, dhe për këtë arsye paraqet bazë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave kolektive të grupeve etnike, prandaj nuk duhet të bëhet peng i vullnetit të subjekteve të ndryshme politike. 

A duhet dhe a mund të jetë më ndryshe? Natyrisht, ka një sërë pyetjesh të hapura, por jam i bindur plotësisht se ngadalë por me siguri është koha për zgjidhje të përbashkëta që do të jenë një vlerë e re shoqërore në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike.  

Maqedonia e Veriut sot po përballet me sfida serioze. Si qeverisje e re kemi gjetur institucione të shkatërruara që aktualisht nuk kanë kapacitet për t'i shërbyer qytetarëve. Por ne po punojmë shumë për ta rikthyer shtetin në rrugën e duhur.

Më 8 maj, shumica e shqiptarëve sollën vendimin për ndryshim për të mirë. Është detyrimi ynë ta realizojm këtë. Pavarësisht të gjitha stërkëmbëzave, pengesave gjatë rrugës, ne jemi të vendosur ti çmontojmë të gjitha praktikat e këqija që janë instaluar si virus në sistemin shtetëror.

 

3


Ne nuk ankohemi, por punojmë, fuqishëm dhe të vendosur. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj agjendës së BE-së dhe do të bëjmë reformat e nevojshme me përkushtim. Do të ketë drejtësi pa dallim dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit. Jemi të vendosur të ecim në këtë udhë tonën strategjike dhe asgjë nuk mund të na lëkund.

Përfundimisht, Marrëveshja e Ohrit është një përfitim institucional dhe u takon të gjithëve njësoj. Kushdo që përpiqet ta përvetësojë, t'ia atribuojë vetes si meritë personale, ta privatizojë apo ta përdorë si mjet për interesa personale dhe të ngushta partiake, dërgon mesazhin se për ta asgjë asnjëherë nuk ka pasur diçka të shenjtë.

Shqiptarët janë një popull i urtë, krenar dhe shumë të guximshëm. Ata kanë ditur gjithmonë në histori të kuptojnë se kush lufton realisht për interesat kombëtare, dhe kush po abuzon me kauzën për pushtet dhe përfitime personale. Kush i bashkon dhe kush i ndan shqiptarët.

Prandaj i bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen rreth vizionit të një të ardhmeje më të mirë dhe të sigurt që do të sjellë shpresë të re për brezat e rinj dhe që promovon vlerat moderne të shekullit 21" theksoi zëvendëskryeministri i parë Mexhiti.
 

Галерија
Submitted by alfa4 on 13.08.2024 - 07:57