Njoftim për tejkalimin e pragut të informacionit

Kumtesat
Pragun për informimin e grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra
Njoftim për tejkalimin e pragut të informacionit
29.10.2019
Në pajtim me Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e ndotësve në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit,

afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 e datës 14.12.2017) e cila përcakton pragun për informimin e grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalimi i vlerës 100mg/m3gjatë dy ditëve radhazi)dhe parashikimet e motit të marra nga Enti për Çështje Hidrometeorologjike, Ju informojmë se i njëjti është tejkaluar në pikat matëse Miladinovci, Tetovë dhe Kumanovë.

 

  Miladinovci Tetovë  Kumanovë
27.10.2019 151.35 128.96 206.86
28.10.2019 150.65 133.74 130.22

*Përqendrimet e PM10 shprehen në mg/m3

Rekomandimet për qytetarët gjatë tejkalimit të pragut të informacionit të dhënë nga Grupi Punues Ndër-sektorial i Cilësisë së Ajrit janë postuar në portalin e ajrit http://air.moepp.gov.mk

Submitted by alfa4 on 29.10.2019 - 10:00