Shpallje për disponueshmërinë e Planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit

Kumtesat
Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit 2019-2028
menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit
03.10.2019
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar se është përgatitur Plani për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit 2019-2028.

Sipas legjislacionit ekzistues (Ligjit të Mjedisit Jetësor, Ligjit për Menaxhimin e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të rajonit të Ohrit dhe Konventës së Aarhusit) plani është në dispozicion për inspektim dhe konsultim publik në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor http://www.moepp.gov.mk/?page_id=3194

Mendimet mund të paraqiten në Ministri si organi i administratës shtetërore përgjegjës për punët nga sfera e mjedisit brenda 60 ditëve në adresën elektronike: infoeko@moepp.gov.mk ose skj.mzspp@gmail.com

Në kuadër të procesit të konsultimit, në fillim të nëntorit do të organizohet debati publik dhe për të cilën publiku do të informohet më tej.

Submitted by alfa4 on 03.10.2019 - 10:00