Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, pa njohtime paraprake, filluan me inspektimet të jashtëzakonshme në instalimet me Leje mjedisore të integruar A

Lajme
Në pajtim me Planin Akcional të miratuar nga Qeveria, lidhur me masat afatshkurtra për zvogëlimin e emetimeve të substancave ndotëse në ajër, pa njoftim paraprak kanë filluar me inspektime të jashtëzakonshme në instalimet me A - Leje mjedisore të integrua
вонредни инспекциски надзори без најава на инсталациите со А-ИЕ Дозволи
30.11.2024

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, në pajtim me Planin Akcional të miratuar nga Qeveria, lidhur me masat afatshkurtra për zvogëlimin e emetimeve të substancave ndotëse në ajër, pa njoftim paraprak kanë filluar me inspektime të jashtëzakonshme në instalimet me A - Leje mjedisore të integruar.

Në 29 nëntor, filluar nga ora 18:30 deri në orën 23:30, 3 ekipe të përbëra nga inspektorë shtetërorë të mjedisit si dhe ekspertë të Administratës së Mjedisit/MMJPH inspektuan gjithësej 11 instalime si Makstill, Usje, Te-To, ESM - Ngrohtorja Perëndim dhe ESM - Ngrohtorja Lindje, ESM Kogel dhe Liberti të cilat ishin në regjim pune, ndërsa ESM Energjetika, BAUER dhe NP Rrugët – nuk ishin në regjim pune gjatë mbikëqyrjes, si dhe Skopski Leguri impiant i cili nuk punon për disa vite me rradhë.

Gjatë inspektimeve u kontrollua mënyra e funksionimit të instalimeve, emetimet në ajër si dhe frekuenca e matjeve.

Impiantet që u vizituan, si pjesë e aktiviteteve për rritjen e përgjegjësisë sociale, u rekomanduan të rrisin sipërfaqet e gjelbra që ndikojnë shtesë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Disa prej tyre tashmë kanë ndërmarrë aktivitete të shumta në këtë drejtim.

Inspektimet e jashtëzakonshme pa njoftim paraprak do të vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar në gjithë territorin e vendit, ndërsa informata shtesë mbi inspektimet e realizuara do të ndahen më tej.
 

Submitted by alfa4 on 01.12.2024 - 14:20