Takimi i Mexhitit me ambasadoren greke Filipidu

Lajme
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar edhe ambasadoren e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, E.S Sofia Filipidu.
Средеба на Меџити со грчката амбасадорка Филипиду
10.07.2024
Fokusi i bisedimeve ishte mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar, gjëra që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar edhe ambasadoren e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, E.S Sofia Filipidu.

 

 

Fokusi i bisedimeve ishte mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar, gjëra që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

U diskutua Marrëveshja e Parkut të Prespës, e nënshkruar në vitin 2010 dhe e ratifikuar në vitin 2019, e cila krijoi struktura të rëndësishme për menaxhimin e parkut, me qëndrimin e përbashkët se është e nevojshme të forcohen këto struktura dhe të sigurohen burimet e nevojshme për përmbushjen e këtyre qëllimeve.

 

 

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për të arriturat e deritanishme, sfidat dhe mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e biodiversitetit unik të Parkut të Prespës, Liqenit të Dojranit dhe projekteve në infrastrukturën energjetike. U propozuan zgjidhje të përbashkëta për menaxhimin e burimeve ujore dhe reduktimin e ndotjes ndërkufitare.

Submitted by alfa4 on 18.07.2024 - 08:30