Ndërtojmë SISTEM për një mjedis të shëndetshëm!

Kumtesat
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çdo ditë punojmë aktivisht në miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që do të sjellin zgjidhje afatgjata për ajër të pastër, ujë të pastër, mbrojtje të natyrës dhe menaxhim modern të mbetjeve.
Ndërtojmë SISTEM për një mjedis të shëndetshëm!
29.04.2025

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, çdo ditë punojmë aktivisht në miratimin dhe zbatimin e ligjeve kyçe që do të sjellin zgjidhje afatgjata për ajër të pastër, ujë të pastër, mbrojtje të natyrës dhe menaxhim modern të mbetjeve.

Aktualisht në procedurë qeveritare janë:

  • Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mjedis Jetësor (2 herë)
  •        3 ligje nga fusha e menaxhimit të mbetjeve

Në fazën përfundimtare është Ligji për kontrollin e emisioneve industriale, me të cilin për herë të parë do të vendosen sensorë për matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale në të gjitha kapacitetet e mëdha industriale (me leje të integruar A)!

Paralelisht, po punojmë në:

  • Ligjin për Veprim Klimatik
  • Ligjin për Natyrën
  • Ndryshimet e Ligjit për Ujërat
  • Dhe për herë të parë në shtet – po krijojmë një Ligj të ri për Planifikimin Hapësinor!

Ky është rrugëtimi drejt mbrojtjes së vërtetë dhe SISTEMATIKE të mjedisit jetësor.

Me përkushtim, transparencë dhe me vizion për një të nesërme të qëndrueshme!

Submitted by alfa4 on 29.04.2025 - 13:43