Të nderuar,
Nesër, 05.12.2024 (e enjte), me fillim nga ora 13:45, në komunën e Likovës (vendi i quajtur rrafshina, në afërsi të stacionit filtrues), zëvendëskryerministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Izet Mexhiti, do të nisë aksionin e mbjelljes së drunjve, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar në terren jashtëzakonisht të pafavorshëm, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 400 hektarë në të gjithë shtetin.
Qëllimi i aksionit është rikthimi i fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni në afërsi të një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnizimi me ujë i kësaj komune.
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarë, dhe realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit i Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP).
Mbjellja e 800 mijë fidaneve, brenda 24 muajve do të së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” në gjithsej pesë lokacione në Maqedoninë e Veriut: në afërsi të liqenit të Likovës, fshatit Straçincë, komunat e Sveti Nikollës, Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë.
Ftojmë gazetarët, videografët dhe fotoreporterët të ndjekin këtë event.
Pas aksionit janë planifikuar deklarata për media nga institucionet e përfshira.
Vendndodhja: Liqeni i Likovës (vend i quajtur rrafshina, Stacioni i Filtrimit)
Data: 5 dhjetor 2024 (e enjte)
Fillimi: 13:45