Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me nenin 90 paragrafi (1) pika 3) të Ligjit të Mjedisit Jetësor “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009, 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012, 93/2013, 187/2013, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 192/2015, 39/2016, 99/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.89/2022 dhe 171/2022) e informon publikun e interesuar se investitori SHK SHPKNJP “EKOTOPIA” nga Shkupi për nevojat e investitorit SHTSH SHPK “BIS OIL” nga Shkupi, e dorëzoi Studimin e vlerësimit të ndikimit mbi mjedisin jetësor lidhur me projektin – Impianti për trajtimin e vajrave të përdorura motorike dhe komerciale në Komunën e Sarajit, Shkup.
Debati publik rreth Studimit të vlerësimit të ndikimit mbi mjedisin jetësor lidhur me projektin – Impianti për trajtimin e vajrave të përdorura motorike dhe komerciale në Komunën e Sarajit, Shkup do të mbahet më datë 11 shtator 2024 (e mërkurë) në sallën e Këshillit të Komunës së Sarajit, duke filluar në orën 11:00.
Personat e kontaktit:
Drejtoria e Mjedisit Jetësor - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
infoeko@moepp.gov.mk
përmes postës në adresën: sheshi Presveta Bogorodica nr.3, 1000 Shkup
SHTSH SHPK “BIS OIL” nga Shkupi – selia në rr. “1712” nr.31, Glumovë, Saraji
Imer Selmani, e-mail: imer.selmani@bisoil.com.mk