Të mërkurën, më 7 shkurt zëvendësministri Makraduli do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve në nivel të lartë për implementimin rajonal të Marrëveshjes së Parisit për klimën, ndërsa dy ditët në vijim në “Punëtorinë rajonale për sistemet kombëtare të inventarizimit, proeksioneve dhe politikave dhe masave “.
Këto ngjarje janë në kuadër të zbatimit të projektit rajonal RIPAP-ZRMP ( (Regional Implementation of the Paris Agreement – Zbatimit Rajonal të Marrëveshjes së Parisit), i cili mbështet Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën *, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë si përfitues në zhvillimin e ekonomive të bazuara në burime me emisione të ulëta të gazrave të dëmshëm dhe ndërtimit të shteteve të qëndrueshme ndaj klimës.
Projekti është i dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë dhe të veprojnë në drejtim të përmbushjes së caqeve të Marrëveshjes së Parisit