Shkup, 30.11.2024 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, në pajtim me Planin Akcional të miratuar nga Qeveria, lidhur me masat afatshkurtra për zvogëlimin e emetimeve të substancave ndotëse në ajër, pa njoftim paraprak kanë filluar me inspektime të jashtëzakonshme në instalimet me A - Leje mjedisore të integruar.