Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, realizoi takim me përfaqësuesit e Man and Mauntain, të cilët me vite kanë qenë organizatorët kryesorë të fushatës më masive pranverore për pastrimin e mbeturinave në mbarë vendin, “Pastrimi në fundjavë” dhe fushatës së vjeshtës për pyllëzim “Sonçeva Gora”.
Ankara, 28.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka filluar vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me një takim shumë të rëndësishëm me Ministrin e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum.
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë fillestare të projektit të ri në fushën e ndryshimeve klimatike: "Zhvillimi i raportit të parë dyvjeçar të transparencës dhe raporti i kombinuar i dytë dyvjeçar i transparencës dhe komunikimi i pestë kombëtar për ndryshimet klimatike të Maqedonisë së Veriut
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimithapësinor shpallë Konkurs për ndarjen e kuotës përimport të hidrokarbureve të fluorizuar (HFC) për vitin 2025 në të cilin mund të paraqiten personat juridik kujanë të paraqitur si importues të hidrokarbureve tëfluorizuar (HFC) në periudhën 2020-2023 -importuestë vjetër.
Në bazë të nenit 4 të Ligjit për Huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Investime sipas marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor miratoi Thirrje publike për shprehje interesi për shërbime konsulence për Projektin "Projekti Rajonal i Mbeturinave të Ngurta"