Mexhiti: Po finalizojmë propozim-ligjin për veprim klimatik

20.02.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministës i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”, organizuar nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ.

Ftesë për media

19.02.2025
Ju njoftojmë se nesër me datë 20.02.2025, e enjte, me fillim nga ora 09:30 minuta, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të marrë pjesë dhe do të ketë paraqitje në Eventin përmbyllës të projektit: “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”.

Të gjithë së bashku për ajër më të pastër

17.02.2025
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me NJVL dhe komunat, dhe sipas Planit të Veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes (2024-2025) ka nisur një aksion të koordinuar për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore, të cilat njihen si një nga burimet e ndotjes së ajrit