
Nën moton “Unë jam eko-heroi i ri”, në shkollën fillore komunale “Goce Dellçev” në Negotino u mbajtë puntoria e parë nga një seri e punëtorive të organizuara për nxënësit më të vegjël në kuadër të fushatës multimediale kombëtare “Ndryshim pozitiv”. Qëllimi i këtyre ngjarjeve është zhvillimi dhe ndërtimi i shprehive pozitive në lidhje me mjedisin që në moshë të re, përmes edukimit, shoqërimit dhe lojërave.
Në këtë punëtori, nxënësve iu dhanë pako me lojëra, libra për t'u ngjyrosur, ngjitëse dhe mjete të tjera edukative që do t'i ndihmojnë ata të mësojnë për rëndësinë dhe metodat e përzgjedhjes së mbeturinave në mënyrë krijuese. Atyre iu shfaq edhe një video e shkurtër se si të përzgjedhin dhe asgjësojnë siç duhet mbeturinat.
Më të vegjlit treguan interes të madh për përmbajtjet e ofruara në paketat edukative dhe nga ndërveprimi me fëmijët u kuptua se, falë promovimit të aktiviteteve ekologjike dhe futjes së eko-përmbajtjes në programin arsimorë, ndërgjegjësimi i më të rinjve për ndarjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi tashmë po rritet.
Gjatë kësaj, në hyrje të shkollës u vendos në mënyrë të përhershme një tabelë me moton “Unë jam eko-heroi i ri”, që do të vendoset në secilën prej shkollave fillore ku do të mbahet një aktivitet i tillë edukativ.
Janë paraparë që të mbahen gjithsej tetë punëtori të dedikuara për fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën, në një shkollë fillore nga secili rajon planor në vend, ndërsa përveç Negotinos, do të vizitohet edhe Sveti Nikolla, Gjevgjelia, Likova, Prilepi, Negotina, Struga dhe Gostivari.
Fushata “Ndryshim Pozitiv” e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tashmë ka filluar duke mbajtur një sërë prezantimesh publike para përfaqësuesve komunalë nga sektorët e mjedisit dhe komunikimit, në çdo rajon planor të vendit.
Fushata financohet përmes Programit Vjetor të Financimit për Menaxhimin e Rrjedhave të Veçanta të Mbeturinave. Mjetet e shfrytëzuara për financimin e kësaj fushate janë të ndara nga kompenzimi që paguhet nga tregtarët për qytetarët që blejnë qese plastike, në vlerë të përgjithshme prej 13.450.000,00 denarë