Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, pati një takim me Robert Skot Hislet, drejtorin e lartë rezident të Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga Filip Çaparovski, drejtor programor, dhe Dimitar Nizamovski, koordinator programor.
Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të Ministrisë me Institutin Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare në projektin e ri për parandalimin e prerjes ilegale të drunjëve, që shkakton dëm të madh për fondin pyjor dhe biodiversitetin pyjor.
Sipas fjalëve të Skot, për realizimin e projektit të ri, i cili adreson një çështje globale për mbrojtjen e biodiversitetit, Instituti tani më ka arritur të sigurojë mbështetje dhe bashkëpunim nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe Kuvendin, shoqatat qytetare dhe mediat.
Lashkoska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë projekte që janë në interes të mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të mirëqenies së njerëzve.