Lashkoska: Mbështesim projekte për mbrojtjen e fondit pyjor dhe biodiversitetit

Lajme
Takim me Robert Skot Hislet, drejtorin e lartë rezident të Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI)
Lashkoska: Mbështesim projekte për mbrojtjen e fondit pyjor dhe biodiversitetit
23.01.2025

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, pati një takim me Robert Skot Hislet, drejtorin e lartë rezident të Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga Filip Çaparovski, drejtor programor, dhe Dimitar Nizamovski, koordinator programor.

Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të Ministrisë me Institutin Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare në projektin e ri për parandalimin e prerjes ilegale të drunjëve, që shkakton dëm të madh për fondin pyjor dhe biodiversitetin pyjor.

 

1


Sipas fjalëve të Skot, për realizimin e projektit të ri, i cili adreson një çështje globale për mbrojtjen e biodiversitetit, Instituti tani më ka arritur të sigurojë mbështetje dhe bashkëpunim nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe Kuvendin, shoqatat qytetare dhe mediat.

Lashkoska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë projekte që janë në interes të mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të mirëqenies së njerëzve.
 

Submitted by alfa4 on 23.01.2025 - 11:27