Mexhiti: çdo ditë kontribojmë për ajër më të pastër

Lajme
Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.
çdo ditë kontribojmë për ajër më të pastër
17.12.2024
Finalizohet iniciativa për gjelbërimin e Mega Parkut në Karposh

Shkup, 17 dhjetor 2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.

Gjatë nismës për mbjelljen e 956 drunjve, në prani të ambasadorit të  Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, përfaqësuesit të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut Marko Vujaçiç, dhe  kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, Mexhiti tha se kjo nismë thekson fuqinë e partneriteteve midis Bashkimit Evropian, pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal  si dhe partnerëve zbatues si UNOPS-i.

‘Duke punuar së bashku, kemi harmonizuar me sukses burimet, ekspertizën dhe një angazhim të përbashkët për përmirësimin e mjediseve urbane. Duke mbjell 956 pemë, të cilat janë dy dhe tre vjeçare, nga 16 lloje pemësh autoktone, të cilat përveç efektit në reduktimin e sasisë së CO2 në atmosferë, do të apsorbojnë edhe grimcat PM, do t’i kufizojnë efektet e ishujëve të nxehtësisë urbane, ndërsa gjelbërimi i disa lokacioneve në qytet do ta bëjë mjedisin shumë më të këndshëm dhe më atraktiv për aktivitete rekreative, siç janë brigjet e lumit Vardar’ tha Mexhiti.

Mexhiti informoi se aksioni nuk do të zbatohet vetëm në Shkup, por se veprime të tilla janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në qytetet e Tetovës, Kumanovës dhe Manastirit dhe do t’ju mundësohet katër qyteteve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut t'i bashkohen nismës së Këshillit Ekonomik të OKB-së për Evropën “Sfida e pemëve në qytete”, sepse do të mbjellen rreth 6000 pemë kryesisht me gjelbërim të përhershëm si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit.

Ambasadori i BE-së tha se përmes kësaj nisme është pasuruar biodiversiteti i qytetit, duke kontribuar në një ekosistem urban më të shëndetshëm,duke shtuar se mbjellja e afro 1000 pemëve kontribuon në filtrimin e ndotësve të dëmshëm nga ajri dhe rregullon ciklet hidrologjike dhe përmirëson hapësirat e gjelbra të Shkupit.

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këto lloj nismash përfaqësojnë veprime konkrete për të reduktuar ndotjen e ajrit, duke adresuar një nga sfidat urgjente mjedisore.

 

 

 

Drunjtë që u mbollën sot janë dhuruar nga BE-ja përmes projektit të BE-së për ajër të pastër, ndërsa mbjelljen e ka bërë Qyteti i Shkupit përmes Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.

 

 

 

Submitted by alfa4 on 17.12.2024 - 21:41