Të nderuar,
Lidhur me problemin me deponimin e mbeturinave komunale dhe menaxhimin e deponisë komunale në Komunën e Koçanit, si palë e përfshirë në procesin e krijimit të sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin lindor dhe verilindor, informojmë se me 17.12.2024 (e martë) me fillim nga ora 17:00, në ambientet e Qendrës Multikulturore në Komunën e Koçanit, mbahet takim i përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga Komuna e Koçanit, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Çështje Sociale - Koçan dhe qytetarët.
Besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë ndërmjet të gjithë palëve të tanguar mund të arrihet një zgjidhje e përshtatshme.
E presim prezencën dhe dialogun tuaj konstruktiv për tejkalimin e problemit.
Me respekt,
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor