Mexhiti: në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit.
Mexhiti: në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit
25.11.2024

Shkup, 25.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit.

Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi vizitën e punës me kërkesë të afaristëve, diskutoi me ta për problemet me të cilat ballafaqohen, si rruga dhe aksesi në zonën industriale Vizbeg, si dhe për kërkesën kryesore për të cilën ata protestuan,ndërtimin e planifikuar të një baze të asfaltit në zonë, për të cilën tha se nuk do të ndërtohet.

“Para afaristëve, banorëve të këtij vendbanimi dhe para jush mediave, deklaroj se jemi këtu për të treguar se dimë të dëgjojmë qytetarët dhe biznesin. Qeveria e anuloi vendimin për ndërtimin e bazës së asfaltit në zonën industriale të Vizbegut, duke marrë parasysh argumentet e qytetarëve dhe bizneseve se është e dëmshme. Do të kërkojmë zgjidhje të tjera”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. 

Si Qeveri, tha Mexhiti, i kemi shqyrtuar argumentet dhe kemi vendosur ta anulojmë si zgjidhje, të kërkojmë një tjetër.

“Ne jemi pro biznesit, por jo në kosto të shëndetit dhe natyrës, do të kemi takime më të shpeshta dhe do të diskutojmë të gjitha temat”, tha zëvendëskryeministri i parë Mexhiti.

Dragan Cvetanovski nga Shoqata e afaristëve të zonës industriale Vizbeg, tha se dislokimi i bazës së asfaltit për ta do të thotë hapi i parë për kthimin e bashkëpunimit të institucioneve me biznesin.  Cvetanovski shtoi se kërkesa që kanë që nga 15 vjet më parë është ndërtimi i rrugës së re dhe rrugët hyrëse në Zonën Industriale, dhe ato mbeten prioritet kryesor.

Galeria
Submitted by alfa4 on 25.11.2024 - 16:00