Organizatat joqeveritare, partnerë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit

Lajme
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë në konferencën vjetore të organizatave të shoqërisë civile me temë “Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile”
Невладините организации, значајни партнери во заштита на животната средина
15.11.2024

Shkup 15.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mori pjesë në konferencën vjetore të organizatave të shoqërisë civile me temë “Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile”, organizuar nga forumi nacional i Civica Mobilitas.

Në diskutimin tematik me ministrat, përfituesit e granteve të programit ‘Civica Mobilitas’ parashtruan pyetje sipas prioriteteve tematike dhe përgjegjësive sipas departamenteve.

I pyetur për politikat e Qeverisë për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në shtet, Mexhiti theksoi se në muajt e parë pas ndërrimit të qeverisë, kur procesi i tranzicionit ishte ende në vijim, u krijua përshtypja se marrëdhëniet ndëretnike janë të tensionuara.

‘Dua të jem i qartë multietniciteti është realitet i vendit tonë, ne jetojmë, krijojmë dhe veprojmë me të. Edhe në demokracitë shumë më të vjetra dhe më të zhvilluara se e jona, ka ende sfida për postulatet bazë mbi të cilat mbështetet shteti dhe sfida të tilla do të vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo sepse bëhet fjalë për demokracinë, për ekzistencën e një mendimi tjetër, për mundësinë e shprehjes së të njëjtit”, tha Mexhiti, duke shtuar se  e rëndësishme është ruajtja e modestisë në mazhorancë,  sepse ekstremistët që janë në margjina kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të ketë të tillë gjithmonë.

Në aspektin e politikave sektoriale në mjedis, organizatat joqeveritare e vënë theksin në gjendjen me liqenet natyrore, Ohër dhe Prespë, për të cilat Mexhiti informoi se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument i natyrës janë rikthyer në fazën fillestare nga komisioni parlamentar përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit, me qëllim të përsosjes shtesë.

Lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO-s për zonën e mbrojtur të Ohrit, ai theksoi se duke vepruar sipas vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore nga Riadi, institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë duke i zbatuar rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore për të reduktuar dhe eliminuar faktorët që ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

‘Vizion i përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit’, tha Mexhiti është ruajtja e vlerës së jashtëzakonshme universale të së mirës dhe rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s duke këmbëngulur fuqishëm që shtetet anëtare të zbatojnë masa urgjente për të theksuar kërcënimet ekzistuese dhe për të parandaluar shfaqjen e kërcënimeve të reja që do të ndikonin në vlerën e jashtëzakonshme universale.

Mexhiti ndau informacione për shkallën e zbatimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave sipas rajoneve, si dhe për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup.

‘Aktualisht janë duke u bërë punë përgatitore dhe po bëhen projektime. Presim që deri në fund të vitit të fillojnë punimet e ndërtimit të impiantin për trajtimin e ujërave në Shkup. Sipas kontratës së ndërtimit, ndërtimi zgjat tre vjet dhe një periudhë prove shtesë dyvjeçare. Nëse të gjitha aktivitetet zhvillohen në përputhje me dinamikën dhe afatet e parapara, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Shkupin do të jetë në funksion në vitin 2030”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti falënderoi ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ulman, që mbështeti eventin e sotëm dhe organizatorin Aleksandar Kërzhalovski nga ekipi i Civica Mobilitas, duke theksuar se ai pret bashkëpunim të mirë me OJQ-të mjedisore si partnerë në drejtim të mbrojtjes së natyrës dhe qëndrueshmërisë së saj
 

Submitted by alfa4 on 15.11.2024 - 18:44