Budva, 07.11. 2024 - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, dje, në margjinat e Platformës Evropiane për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, që po mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Budva të Malit të Zi, realizoi një takim bilateral me Kamal Kishore, përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rreziqeve.
Në këtë takim u diskutua për fillimin e reformës në sistemin për ballafaqimin e fatkeqësive si një nga prioritetet e Qeverisë dhe për mbështetjen që mund të marrim në zbatimin e këtij procesi. Në periudhën e ardhshme pritet që të përforcohet bashkëpunimi në këtë fushë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.