Lajme
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen nga ana gjermane për Maqedoninë në kontekstin e pillarit të dedikuar për biodiversitetin nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
08.10.2024
Më 08.10.2024 Hamburg, RF e Germanisë - Në iniciativën e Ministrisë Federale Gjermane për Mjedisin, Mbrojtjen e Natyrës, Sigurinë Bërthamore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve (BMUV), Zëvendësministrja për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, Ana Lashkoska, sot, në margjinat e takimit të ministrave, pati një takim me Sekretarin Shtetëror Parlamentar Gjerman, Dr. Bettina Hofmann.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen nga ana gjermane për Maqedoninë në kontekstin e pillarit të dedikuar për biodiversitetin nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Kjo mbështetje do të jetë në drejtim të përmirësimit të dialogut politik ndërmjet ministrave përgjegjës për biodiversitetin në rajon dhe mbështetjes së aktiviteteve në nivel kombëtar.