Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, me një fjalim përshëndetës hapi Kongresin e 27-të të kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, i cili po mbahet nga 25 deri më 28 shtator në Ohër.
Duke shprehur kënaqësinë për ftesën për të qenë pjesë e këtij manifestimi, Lashkoska iu referua aktiviteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në fushën e menaxhimit të shëndetshëm dhe ekologjik të kimikateve.
Ajo theksoi se MMJPH ka arritur rezultate serioze gjatë gati tre dekadave të menaxhimit aktiv të kimikateve të caktuara. Kjo është veçanërisht e dukshme në menaxhimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm (POPs). Këto rezultate janë përfshirë në anekset e Konventës së Stokholmit për (POPs), e cila është ratifikuar nga vendi ynë, është hartuar një Plan kombëtar për reduktimin dhe eliminimin e (POPs)., si dhe janë zbatuar aktivitete gjigante të drejtpërdrejta për heqjen e lindanit dhe izomerëve të tij nga ish-gjigandi kimik “OHIS”.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka iniciuar aktivitetet e nevojshme për ballafaqimin me merkurin si pjesë integrale e ndotjes historike, për çka është iniciuar ratifikimi i Konventës së Minimatës për Mërkurin dhe me miratimin e Ligjit për Ratifikim, shteti ka pranuar të gjitha obligimet që dalin prej saj.
“Gjithashtu, grupi i substancave dhe përzierjeve që shterojnë shtresën e ozonit trajtohen në MMJPH prej afro 28 vitesh dhe me të drejtë mund të thuhet se jemi në hap me komunitetin ndërkombëtar duke eliminuar 99% të konsumit të këtyre substancave”, tha Lashkoska.
Zëvendësministrja Lashkoska në fjalimin e saj përsëriti premtimin e Qeverisë së tre muajve më parë se mjetet për shkencë do të rriten nga 0,34% në 1% të BPV-së dhe në ato mjete do të shtohet edhe një denar nga akciza e naftës, e që do të japë mbështetje për universitetet dhe zhvillimin e shkencës.
Kongresi organizohet nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Universitetin “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup.