Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Lajme
79-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
21.09.2024

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti po qëndron në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  do të merr pjesë në Mbledhjen e 79-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti do të realizojë takime me personalitete ameirkane, si dhe do të ketë takime me organizata të diasporës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti, në Nju Jork ka udhëtuar me delegacionin e lartë shtetëror,  që do të jetë pjesë e punimeve në mbledhjen e 79-të të Asamblesë së OKB.

Submitted by alfa4 on 21.09.2024 - 09:12