Lajme
Pranim-dorëzimi zyrtar i pozitës së zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

24.07.2024
Oxhaklieska i uroi Lashkoskës, punë të mbarë dhe të suksesshme në pozitën
Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është realizuar pranim-dorëzimi zyrtar i pozitës së zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ane Lashkoska e merr këtë funksion nga ish zëvendësministrja Hristina Oxhaklieska.
Oxhaklieska i uroi Lashkoskës, punë të mbarë dhe të suksesshme në pozitën e re dhe e informoi për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme si dhe për projektet prioritare të Ministrisë.

Lashkoska theksoi se në këtë sektor të rëndësishëm për qytetarët sheh një hapësirë për përmirësimin e gjendjes së mjedisit, tërheqjen dhe realizimin e më shumë investimeve të huaja nga sfera, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkufitar në rajon.