Lajme
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka biseduar sot me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, E.S. Kristin Melsom.

24.07.2024
Ambasadorja norvegjez e uroi Mexhiti për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka biseduar sot me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, E.S. Kristin Melsom.

Në këtë takim Mexhiti i prezantoi prioritetet dhe projektet më të rëndësishme nga fusha e mjedisit, duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit, dekarbonizimit dhe ngritjes së sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave.

Ambasadorja norvegjez e uroi Mexhiti për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke shprehur besimin se Norvegjia vazhdon të mbështesë synimet dhe prioritetet tona strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në BE.