Departamenti për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hidrosistemit "Gjavato - Liqeni i Dojranit" dhe pellgut ujëmbledhës të lumit Strumicë.

Organizimi i punëve lidhur me përgatitjen dhe zbatimin e procedurës për përgatitjen, miratimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit të pellgut të lumit Strumicë.
Departamenti për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hidrosistemit "Gjavato - Liqeni i Dojranit" dhe pellgut ujëmbledhës të lumit Strumicë.

Rregulla themelore ligjore me të cilën rregullohet sfera e ujërave është Ligji i Ujërave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/08, 6/09, 161/09, 83/10, 51/11 dhe 44/12 ) dhe aktet nënligjore të miratuara në bazë të Ligjit të Ujërave . Ligji i Ujërave është ligji korrnizë i cili i rregullon parimet themelore të menaxhimit me resurset ujore. Ky Ligj është bërë sipas modelit të ligjeve perëndomore evropiane , me qëllim që të vendoset një korrnizë e përgjithshme juridike me qëllim të rregullimit të sferës së menaxhimit me ujërat në mënyrë të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Në mes tjerash menaxhimi i ujërave i përfshinë të gjitha masat dhe aktivitetet për shfrytëzimin racional dhe efikas të ujërave, zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, mbrojtjen e ujërave dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave. Nevoja nga qasja e integruar gjatë përgatitjes së Ligjit Kornizë të Ujërave, rrjedh nga fakti se aspektet e menaxhimit dhe aspektet e mbrojtjes janë të ndërlidhura thelbësisht dhe të njëjtat nuk mund të rregullohen veçmas pa marr para sysh lidhjet midis tyre. Kështu, kjo materie fokusohet ndaj tri sferave edhe atë: shfrytëzimin e ujërave, mbrojtjen e ujërave dhe kontrollin e ndotjes dhe mbrojtjen nga ndikimet e dëmshme të ujërave. Në të drejpërsëdrejti janë bartur kërkesat nga direktivat vijuese të BE-së nga sfera e menaxhimit të resurseve ujore:

  • Direktiva kornizë e ujërave,
  • Direktiva për cilësinë e ujit e dedikuar për konsumim nga njeriu,
  • Direktiva për cilësinë e ujit për larje,
  • Direktiva për trajtimin e ujërave të zeza komunale,
  • Direktiva për shfrytëzimin e llumit i fituar nga pastrimi i ujërave të zeza, dhe
  • Direktiva për mbrojtjen e ujërave nga ndotja e shkaktuar nga nitratet nga burimet bujqësore.

Qëllimet kryesore të ligjit janë: të sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit cilësorë; të sigurohet mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i regjimit të ujërave; të përmirësohet gjendja e ekosistemeve ujore dhe ekosistemeve që varen nga uji dhe të mbrohet dhe avancohet mjedisi ujorë përmes shfrytëzimit racional të ujërave, reduktimit progresiv të lëshimeve të dëmshme dhe eliminimit gradual të emisioneve të substancave të dëmshme, si dhe zbutjes së pasojave nga veprimi i dëmshëm i ujërave dhe nga mungesa e ujit. Megjithatë përmbajtja e ligjit me këtë nuk është e përfshirë plotësisht. Edhe pse direktivat e BE-së nga sfera e menaxhimit të resurseve ujore nuk përmbajnë kërkesa specifike, përshkak të qasjes integruese gjatë rregullimit të kësaj sfera, është e nevojshme që në kornizën ligjore integrimi i dispozitave efektive me të cilat do të rregullohen të drejta e personave fizik dhe juridik të përdorin ujëra, të lëshojnë ujëra të zeza përkatësisht lëshojnë dhe hudhin materie dhe substanca në ujërat sipërfaqësore dhe nënujore, si dhe të nxjerrin rërë, zhavor dhe gurë nga shtrati dhe brigjet e trupave ujore sipërfaqësore. Fleksibiliteti i Legjislacionit Evropian lejon që kjo çështje të rregullohet me respektimin   e kornizës kushtetuese – ligjore dhe praktikën legjislative të shteteve.

Работно време
Пон-Пет: 07:30-15:30