Shkup, 6 shtator 2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes UNICEF-it Shkup dhe Grupacionit Nelt, nismë kjo që ka për qëllim mësimin e aftësive të gjelbra nxënësve të shkollave profesionale në vend.
Mexhiti tha se ministria që ai drejton, mbështet dhe angazhohet plotësisht për edukimin mjedisor dhe veprimin klimatik, përmes të cilit nxënësit do ti forcojnë kapacitetet e tyre për të mësuar, vepruar dhe udhëhequr në të ardhmen, në mënyrë që të sigurojnë një shoqëri më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.
‘Sot, kur bota po ndryshon me shpejtësi, fuqizimi i nxënësve me njohuri dhe përvojë për të trajtuar siç duhet shkaqet dhe për t'u marrë me pasojat e ndryshimeve klimatike është thelbësore, ndërsa përvetësimi i aftësive dhe përvojave praktike dhe integrimi i tyre në programet mësimore u ofron nxënësve mjetet e patjetërsueshme që janë të nevojshme për t'u marrë me sfidat e ndërlikuara të ndryshimeve klimatike’, tha Mexhiti.
Ai shtoi se forcimi i njohurive të nxënësve do të thotë gjithashtu inkurajimi i tyre për tu bërë kontribues aktivë në zgjidhje, sepse kur nxënësit e shohin veten si pjesë e zgjidhjes, ata janë më të motivuar për të marrë vendime të informuara dhe për të bërë përpjekje që përfitojnë jo vetëm komunitetet e tyre, por edhe mjedisi global.
Nga shuma e përgjithshme prej 1.3 milion dollarë të ndara për Maqedonisë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë, Maqedonia e Veriut do të marrë 330,000 dollarë amerikanë gjatë tre viteve, ndërsa pritet që kjo iniciativë të ndihmojë 8100 nxënës të shkollave profesionale të fitojnë aftësi të gjelbra në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore, ruajtjen e natyrës dhe veprimin klimatik, duke u mundësuar atyre që praktikisht të zbatojnë njohuritë në vendin e punës në të ardhmen në fusha të ndryshme, që nga menaxhimi me mbetjet dhe gjelbërimi, prodhimi i energjisë deri në proceset e qëndrueshme të prodhimit, efiçenca e energjisë dhe ekonomia rrethore në ndërtim.