
Resnjë, 12 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë Dejvid Gir, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së Armen Grigorian dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ka vizituar rajonin e Prespës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, kanë prezantuar aktivitetet dhe masat plotësuese, në vlerë prej mbi 14 milionë euro, që do të financohen në kuadër të Programit “BE për Prespën”.

Euroambasadori Gir në emër të Bashkimit Evropian si investitor dhe ambasadori i UNDP-së Grirorinan në emër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara si zbatues, njoftuan se së bashku me komunën e Resnjës, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Drejtorinë Doganore dhe partnerë dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe lokalë do të punojnë për mbrojtjen e biodiversitetit në liqenin e Prespës, zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm dhe do të zbatohen ndërhyrje të mëdha në infrastrukturë për trajtimin e mbetjeve dhe ujërave të zeza dhe inkurajimin e zhvillimit rajonal.

Investimet në rajonin e Prespës, të cilat do të zbatohen përmes dy projekteve, të financuara nga BE-ja dhe pjesërisht nga UNDP dhe kontributi kombëtar – “BE për përmirësimin e infrastrukturës në rajonin e Prespës” dhe “BE për Prespën – restaurimi i burimeve natyrore për të forcuar qëndrueshmërinë në bujqësi dhe turizëm”, do të mundësonjë promovimin dhe mbështetjen e praktikave të mira bujqësore, ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të ujërave të zeza, me çka më shumë se 1500 banorë të 6 fshatrave do të kenë akses në zgjidhje moderne dhe efikase për përballimin e kësaj sfide, ndërsa rrjetipër grumbullimin e mbetjeve të ngurta do të zgjerohet me 11 fshatra dhe mbi 1100 banorë, gjë që do të parandalojë ndotjen e mjedisit me disa ton mbetje çdo vit. Gjithashtu, është planifikuar edhe hapja e pikëkalimit kufitar “Markova Noga” ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.

Siç potencoi në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë i Qeverise dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, se këto janë investime të rëndësishme që kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve kombëtare dhe lokale me institucionet ndërkombëtare dhe sektorin civil. Me ndërtimin e pikëkalimit ndërkufitar në Markova Noga do të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit dhe qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.

Në kuadër të vizitës, zyrtarët e lartë vizituan Tsarev Dvor, “Shpirti i Prespës”, ku u prezantuan me praktikat e mira për promovimin e rajonit të Prespës përmes agroturizmit tek fermerët vendas. Ata kanë vizituar edhe lokacionin “Markova Noga”, ku do të ndërtohet pika e re kufitare.
Projektet do të zbatohen gjatë 3 viteve të ardhshme dhe do të zbatohen deri në shtator 2027.