Mexhiti takoi Limanin

Lajme
Izet Mexhiti, ka mbajtur një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, për të diskutuar mbi projektet që po realizohen dhe ato që do të fillojnë së shpejti në këtë komunë.
Mexhiti takoi Limanin
13.01.2025
Investime të mëdha për zhvillimin infrastrukturor në Gostivar

Gostivar, 13 janar 2025 – Zv. Kryeministri i parë dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka mbajtur një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, për të diskutuar mbi projektet që po realizohen dhe ato që do të fillojnë së shpejti në këtë komunë.

Qëllimi i këtij takimi sipas tij ishte zhvillimi i infrastrukturës si një bazë për përmirësimin e standardit të jetesës dhe për krijimin e një shoqërie më të qëndrueshme.

"Si Qeveri, dhe si Ministri e Mjedisit të Jetësor, ne konsiderojmë projektet që po realizojmë në Gostivar si investime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë," tha Mexhiti. 

Ai gjithashtu theksoi se këto projekte nuk janë vetëm zgjidhje afatshkurtra, por strategji afatgjata për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Një nga projektet kryesore që po realizohet sipas Mexhitit është ndërtimi i kolektorit fekal dhe kanalizimit për Bllokun Urban 21 në Gostivar, për të cilin janë financuar më shumë se 87 milionë denarë. Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe financimi i shtesës prej 35 milionë denarë për lidhjen e linjës infrastrukturore me hekurudhën dhe rrugën rajonale.

Komuna e Gostivarit është gjithashtu përfshirë në projektet financuar nga Banka Evropiane për Investime, ndërsa në vitin 2025 janë planifikuar të realizohen projekte të tjera me vlerë të konsiderueshme:

  • Ndërtimi i rezervuarit për fshatin Çegran dhe rrugës së qasshme me vlerë prej 30 milionë denarë.
  • Ndërtimi i linjës së re të ujit nga Forina deri në Çegran me vlerë 28 milionë denarë.
  • Pjesë e Projektit Rajonal për mbetje të ngurta, me mbështetje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të sigurohen pajisje për selektimin e mbetjeve nga amvisëritë, furnizimi i kamionëve për transportin e mbetjeve, sipas kërkesave dhe nevojave të komunës.
  • Në kuadër të këtij projekti, për komunën e Gostivarit do të sigurohen:
  • 3.300 shporta 120 litra
  • 210 kontejnerë
  • 11 kamionë për transportin e mbetjeve
  • Po ashtu, për vitin 2024, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë ndarë më shumë se 161 milionë denarë për realizimin e më shumë projekteve infrastrukturore në komunën e Gostivarit. Këto projekte përfshijnë:
  • Rikonstruksionin e bulevardit “Vëllezërit Gjinovski” nga hyrja e Gostivarit deri te ndërtesa e gjykatës me vlerë 64 milionë denarë.
  • Ndërtimin e shëtitores në rrugën "Borçe Jovanovski" me vlerë 23 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e rrugës kryesore në fshatin Zdunje me vlerë 10 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e rrugës 13 me vlerë 4 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e rrugës nga Gjimnazi deri në fshatin Banjicë e Poshtme me vlerë 22 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e rrugës në fshatin Balin Doll me vlerë 3 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Borçe Jovanovski” nga Fondi për sigurim shëndetësor deri në Shtratin e Lumit Vardar me vlerë 3 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Nikola Teslla” nga ndërtesa e Gjykatës deri në Shkollën Mjekësore me vlerë 3 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Mara Ugrinova” rreth Stacionit të Autobusëve deri në rrugën "Beliçica" me vlerë 4 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e rrugës “Mara Ugrinova” rreth Stacionit të Autobusëve me vlerë 5 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Mara Ugrinova” paralelisht me hekurudhën me vlerë 5 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Mlladen Simonovski” deri në rrugën “Pançe Poposki” me vlerë 6 milionë denarë.
  • Rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Nikola Teslla” nga Gjimnazi deri në lagjen Dutlok me vlerë 7 milionë denarë.

Me këto investime, si në komunën e Gostivarit, ashtu edhe në të gjitha komunat e tjera të Maqedonisë së Veriut, siç tha Mexhiti po vendosin themelet për zhvillim të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime për gjeneratat e ardhshme.



Po ashtu edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani shprehu nderin dhe kënaqësinë që mirëpriti zv.kryeministrin e parë dhe ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin për të diskutuar projektet vijuese dhe ata të cilat pritet të realizohen me ndihmën e qeverisë në vitin 2025.

“Besoj që ky bashkëpunim do jetë shumë i frytshëm si për komunën e Gostivarit, ashtu edhe për qytetarët. Me këto projekte infrastrukturore që i përmendi zv.kryeministri, jeta e qytetarëve në Gostivar do të ndryshojë dukshëm duke ofruar kualitet më të lartë”, u shpreh Valbon Limani. 

Ai shtoi se Komuna e Gostivarit tanimë ka përgaditur mbi 40 projekte me të cilat do të aplikojë për thirrjen e dytë.
 

Galeria
Submitted by alfa4 on 13.01.2024 - 18:00