Drejtoria për mjedis jetësor informon se të gjithë prodhuesit të cilët kanë obligim të regjistrohen në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 215/2021) dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për regjistrim nga prodhuesi, kërkesën për fshirje nga Regjistri i prodhuesve me përgjegjësi të zgjeruar, formën dhe përmbajtjen e Regjistrit, si dhe formën dhe përmbajtjen e certifikatës së regjistrimit të prodhuesit nga Regjistri i prodhuesve për përgjegjësi të zgjeruar (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 58/2022) formularët e regjistrimit (në gjuhën maqedonase dhe dy gjuhë (MK dhe ALB) mund të shkarkohen nga linku vijues:
- Прилог 1 двојазично – Барање за регистрација на производител во Регистарот на производители за проширена одговорност
- Прилог 1 МКД - Барање за регистрација на производител во Регистарот на производители за проширена одговорност
Ata prodhues që do të paraqesin kërkesë nga Shtojca 1 në gjuhën maqedonase, do të marrin vërtetim në gjuhën maqedonase. Prodhuesit që do të paraqesin kërkesë dygjuhëshe nga Shtojca 1 do të marrin vërtetim në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Prodhuesit që vendosin produkte individuale në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përdorimi i të cilave krijon mbeturina që i përkasin disa rrjedhave të veçanta të mbeturinave (për shembull, mbeturina nga paketimi, mbeturinat e baterive, tekstileve, automjeteve, etj.) parashtrojnë një kërkesë të veçantë nga Shtojca 1 për çdo rrjedhë të veçantë të mbeturinave. Kërkesa dorëzohet në letër në zyrën e regjistrimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo do të jetë procedura deri në vendosjen e sistemit elektronik të regjistrimit të prodhuesve.
Me kërkesën e paraqitur nga Shtojca 1 dorëzohet edhe:
- një kopje të llogarisë rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- fletëpagesë prej 50 denarë për taksë administrative (për çdo kërkesë regjistrimi të paraqitur),
Xhirollogaritë mund të shkarkohen nga linku vijues: