Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, mbajti një fjalim hyrës në ngjarjen përfundimtare, ku u prezantuan rezultatet dhe arritjet e projektit "Aktivizimi i të rinjve për lumenj të qëndrueshëm: Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Treska".
(28.01.2025) Institucionet përgjegjëse për Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025, vazhdojnë me realizimin e masave që duhet të sjellin rezultate në uljen e ndotjes së ajrit.
(27.01.2025) Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese.
(29.01.2025) Me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.
Sipas të dhënave të DAMSKV-së më 27.01.2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 µg/m3, dhe episodi dy ditë radhazi me tejkalim të pragut të alarmit për PM10 është ndërprerë në Manastir dhe Strumicë.
(26.01.2025) Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Strumicë (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 µg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).