Shkup, 25.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit.
Në Baku të Azerbajxhanit, në periudhën prej 11-22 nëntor u mbajtë Takimi i 29-të i Palëve në Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Takimi i 19-të i Palëve në Protokollin e Kiotos dhe Takimi i 6-të i Palëve në Marrëveshjen e Parisit, së bashku me takimin e 61-të të Organeve Këshillimore Ndihmëse në shkencës dhe teknologjisë dhe për zbatim.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë duke punuar seriozisht në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e mjedisit jetësor duke krijuar qasje shumësektoriale dhe të koordinuar.
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të ndiqni ngjarjen promovuese për dorëzimin e gjashtë autobusëve të rinj ekologjik me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", për mjetet lëvizëse të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të Qytetit të Shkupit
Ju njoftojmë se sot, e hënë, 25 nëntor 2024, me fillim nga ora 12:00, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Izet Mexhiti do të vizitojë vendin ku ishet planifikuar të ndërtohet BAZA E ASFALTIT në zonën industriale të VIZBEGUT.
Shkup, 25.11.2024 Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ashpër ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.