Në Baku të Azerbajxhanit, në periudhën prej 11-22 nëntor u mbajtë Takimi i 29-të i Palëve në Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Takimi i 19-të i Palëve në Protokollin e Kiotos dhe Takimi i 6-të i Palëve në Marrëveshjen e Parisit, së bashku me takimin e 61-të të Organeve Këshillimore Ndihmëse në shkencës dhe teknologjisë dhe për zbatim.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë duke punuar seriozisht në përmirësimin e kushteve në mbrojtjen e mjedisit jetësor duke krijuar qasje shumësektoriale dhe të koordinuar.
Shkup, 20.11.2024 Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Izet Mexhiti sot nënshkroi Marrëveshje për një grant prej 3 milionë eurosh me drejtorin e Zyrës së BERZH-it në Shkup, Mateo Colangeli që ka për qëllim përshpejtimin e procesit të grumbullimit të mbetjeve në vend.
Ju njoftojmë se sot, e hënë, 25 nëntor 2024, me fillim nga ora 12:00, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z.Izet Mexhiti do të vizitojë vendin ku ishet planifikuar të ndërtohet BAZA E ASFALTIT në zonën industriale të VIZBEGUT.
Shkup, 25.11.2024 Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor reagon ashpër ndaj deklaratës së këshilltares së Qytetit të Shkupit, Irena Vitina, lidhur me sigurimin e 6 autobusëve ekologjikë dhe e vlerëson si tendencioze, ofenduese dhe që synon uljen e besueshmërisë së institucionit dhe ministrit Izet Mexhiti.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan akcional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse