Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti pjesë e Konferencës së 29-të të Ndryshimeve Klimatike COP29
11.11.2024
Baku, 11.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti po merr pjesë në konferencën e 29-të të vendeve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, e njohur si COP29, e cila filloi sot punimet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Mexhiti në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku
11.11.2024
Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku nesër nis punimet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve - COP29.
Mexhiti me apel deri te komunat: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave
08.11.2024
Shkup, 08.11.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe Drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn, zhvilloi takim informativ me 58 kryetarë komunash, të cilët u informuan lidhur me kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
LASHKOSKA: Reduktimi i rreziqeve të fatkeqësive kërkon bashkëpunim të gjerë dhe gjithëpërfshirje
07.11.2024
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët ministrore me temë: “Rritja e aktiviteteve për zvogëlimin e rrezikut nga zhvillimi i rreziqeve në mjedis”, organizuar në kuadër të Platformës Evropiane për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, që u mbajtë në Budva të Malit të Zi.
Lashkoska: Do të përforcohet bashkëpunimi me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë
07.11.2024
Budva, 07.11. 2024 - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, dje, në margjinat e Platformës Evropiane për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, që po mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Budva të Malit të Zi, realizoi një takim bilateral me Kamal Kishore, përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rreziqeve.
Mexhiti: Mbështesim inovacionet e nxënësve në Kavadar për sfidat mjedisore
04.11.2024
Kavadar, 04.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga drejtori i Administratës për mjedisin jetësor, Igor Nikoski dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, vizituan “Kiro Spandzov-Brko”. Shkolla e mesme në Kavadar, ku patën mundësinë të shohin risitë, gjegjësisht makinat për pastrimin e ajrit, të prodhuara nën mentorimin e profesorit të tyre Dimitrije Angelkovski.