Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, ka realizuar një takim pune me Xhovani Timillero dhe Tomas Tamanini, përfaqësues të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor me seli në Tiranë.
Baku, 11.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti po merr pjesë në konferencën e 29-të të vendeve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, e njohur si COP29, e cila filloi sot punimet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot ka udhëtuar për në vizitë zyrtare pune në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku, ku nesër nis punimet Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ndryshe e quajtuar Konferenca e Palëve - COP29.
Ju njoftojmë se nesër, e martë, 29 tetor 2024, me fillim nga ora 13:00 në Arenën Boris Trajkovski në Shkup, zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në hapjen solemne të Panairit Energo-Tehnoma 2024.
Shkup, 23.10.2024 Në seancën e djeshme të 27-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që mjetet e dedikuara për pastrimin e lokacionit të kontaminuar në hapësirat e ish-fabrikës OHIS të transferohen në llogarinë e Fondit Multipartner për ambient jetësor, në vlerë prej 24.453.000 denarë.
Të hënën, më 14.10.2024, duke filluar nga ora 13:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup do të mbahet një ngjarje ku do të prezantohen rezultatet e ndotjes së ajrit në pesë komuna – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.