Departementi
Mbrojtja dhe monitorimi i gjendjes së zonave të mbrojtura, trashëgimisë gjeologjike dhe gjeomorfologjike
Në bazë të sistematizimit ekzistues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti për Rregullimin e Hapësirës së Zonave të Mbrojtura dhe Gjeodiversiteti funksionon si një pjesë e Sektorit të Natyrës në kuadër të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor.
Kompetencat e këtij departamenti janë:
- Planifikimi, Mbrojtja dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura,
- Vendosja e bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërdikasterial në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, mbrojtjes së gjeodiversitetit dhe planifikimit dhe rregullimit të hapësirës,
- Sigurimi i ndihmës profesionale gjatë përgatitjes së projekteve për rregullimin e hapëirës në zonat e mbrojtura,
- Dhënia e miratimit në procedurën e sjelljes së dokumenteve të dokumantacionit hapësinor të planit, nëse përfshirja e planit gjindet në kufijtë e zonave të mbrojtura të përcaktuara me ligj, nenin 16 i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr. 67/04, 14/06 dhe 84/07, 35/10, 47/11, 148/11, 59/12, 13/13),
- Dhënia e mendimit profesional në procedurën e përcaktimit të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, në qoftë se ndërtesë e ndërtuar pa leje gjindet brenda kufijve të parkut kombëtar, monumentit të natyrës, parkut natyror, zonës së peizazhit ose rajonit për shum shërbime të tjera, neni 18 i Ligjit për Veprimin e Objekteve të Ndërtuara pa Leje (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 23/11, 54/11 dhe 155/12),
- Nxjerrja e të dhënave dhe informatave për ekzistimin e trashëgimisë natyrore në procedurën e zhvillimit të dokumenteve të planit urban, neni 29 i Ligjit për Planifikim Hapësinor dhe Urban (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 124/10, 18/11, 53/11, 60/11 dhe 144/12),
- Dhënia e mendimit profesional në procedurën e dhënies së koncesioneve për hulumtime detale gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve të para minerale, nenet 14,19, 26,41,42 të Ligjit për Lëndët e Para Minerale (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.136 / 12, 25 / 13 dhe 93/13),
- Zbaton aktivitete për identifikimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë gjeologjike dhe geomorfologjike.
Валентина Чавдарова
Udhëheqës i Departement
Работно време
Пон-Пет: 07:30-15:30