Thirrje publike

Kumtesat
Për shprehje interesi për shërbime konsulence për Projektin "Projekti Rajonal i Mbeturinave të Ngurta"
Thirrje publike
04.03.2025

Në bazë të nenit 6, pika 6.5 (d) të Marrëveshjes Financiare për Implementimin e Projektit (Përmirësimi i Infrastrukturës Ujore të Komunave në Maqedoninë e Veriut), Numri i Operacionit 2018-0837 i lidhur ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Investime, dhe në bazë të nenit 4 të Ligjit për Huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Investime sipas marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut, “Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 203/2022, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor miratoi

Thirrje publike
për shprehje interesi për shërbime konsulence për Projektin
"Projekti Rajonal i Mbeturinave të Ngurta"

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka filluar procedurën për punësimin e konsulentëve individualë për këto pozita:

  1. Udhëheqës i Njësisë së Zbatimit të Projektit
  2. Pesë anëtarë të Njësisë së Zbatimit të Projektit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i fton të gjithë kandidatët e kualifikuar të shprehin interesin për ofrimin e shërbimeve konsulente.

Kandidatët e interesuar duhet të japin informacione që konfirmojnë se posedojnë kualifikimet e nevojshme dhe përvojën përkatëse të punës për kryerjen e detyrave.
Nëse mendoni se i përmbushni kualifikimet dhe përvojën e duhur, ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj dhe Letrën e Interesit dhe dokumentet që konfirmojnë kualifikimet e kërkuara profesionale, me një tregues të qartë të pozitës për të cilën po aplikoni, në adresën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Sheshi “Presveta Bogorodica” nr. 3, 1000 Shkup dhe në adresën elektronike: b.lamallari@moepp.gov.mk.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar është tre ditë nga data e publikimit të shpalljes në gazetën ditore. Aplikimet dhe dokumentacioni i vonuar dhe i pakompletuar nuk do të merren parasysh.
Pas përzgjedhjes së kandidatëve për pozitat e listuara, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen shtesë për intervistë në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pas së cilës do të bëhet përzgjedhja përfundimtare.
Kohëzgjatja e angazhimit të anëtarëve të Njësisë së Projektit do të jetë deri në përfundimin e projektit.
Përshkrimi i detajuar i punës dhe kushtet e punës për pozitat për të cilat është publikuar ky konkurs mund të gjenden më poshtë në Thirrjen Publike.
 

Kualifikimet profesionale dhe kushtet për nominimin dhe emërimin e udhëheqësit dhe anëtarëve të Njësisë së Projektit


Udhëheqës i Njësisë së Zbatimit të Projektit 1 (një) ekzekutues

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  • Të ketë të përfunduar arsimin e lartë, me të paktën 240 kredite ECTS ose të përfunduar diplomën VII/1 për inzheneri tehnologjike ose shkencat natyrore,
  • Përvojë minimale në 2 projekte ndërkombëtare ose projekte të menaxhimit të mbeturinave vendase. Si avantazh do të konsiderohet të paktën një pozicion udhëheqës në projektet e menaxhimit të mbeturinave ose projekteve të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 6 vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat 2 vjet përvojë pune në pozicionin udhëheqës;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze;
  • Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike të punës në zyrës.Të mos jetë i ndëshkuar për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë ose profesionit.
  • Sipas mundësisë të ketë njohje të mirë e kontratave FIDIC;
  • Paga neto 60.000,00 denarë

 

Inxhinierët e Mbeturinave – anëtar i NJZP 3 (tre) ekzekutues

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  • Të ketë të përfunduar arsimin e lartë, me të paktën 180 ose 240 kredite ECTS ose të përfunduar diplomën VII/1  inxhinieri dhe teknologj ose shkencat  shoqërore;i;
  • Të kenë të paktën 1 vite përvojë pune në profesion;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze;
  • Dëshmi për njohjen e programeve të punës në zyrë.
  • Të mos jetë i  ndëshkuar për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë ose profesionit.
  •  Paga neto 55.000,00 denarë

 

Specialist i Furnizimeve Publike – anëtar i NJZP 1 (një) ekzekutues

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  • Të ketë të përfunduar arsimin e lartë, me të paktën 240 kredite ECTS ose të përfunduar VII/1 për shkencat ekonomike, juridike
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e kontratave publike dhe furnizimit,
  • Vërtetim për posedimin e licencës për dhënien e provimit nga Byroja e Furnizimit Publik;
  • Njohuri të rregullave të furnizimit të IFI dhe kushteve të FIDIC;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze;
  • Dëshmi për njohjen e programeve të zyrës
  • Të mos jetë i  ndëshkuar për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë ose profesionit
  • Paga neto 55.000,00 denarë

Specialist Financiar – anëtar i NJZP 1 (një) ekzekutues

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut 
  • Të ketë të përfunduar arsimin e lartë, me të paktën 240 kredite ECTS ose të ketë përfunduar diplomën VII/1 për shkencat ekonomike
  • Te pakten 3 vite eksperience pune ne fushen e financave, njohja e operacioneve te thesarit do te konsiderohet si avantazh;
  • Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze;
  • Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike të punës në zyrës.
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës
  • Të mos jetë i  ndëshkuar për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë ose profesionit
  • Paga neto 55.000,00 denarë

 

Detyrat e Përgjegjësit të Njësisë së Projektit

  1. Udhëheqësi udhëheq me Njësinë e Zbatimit të Projektit (në tekstin e mëtejmë: NJZP) duke organizuar, planifikuar, drejtuar dhe koordinuar aktivitetet e NJZP-së, në të njëjtën kohë duke propozuar politika për çështjet brenda fushës së punës së NJZP dhe jep iniciativa për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve individuale, aktivisht bashkëpunon me institucionet financiare dhe konsulentët e përfshirë në zbatimin e projektit. Udhëheqëësi është përgjegjës për koordinimin dhe funksionimin me sukses të NJZP-së, nëpërmjet përmbushjes në kohë dhe të plotë të detyrave të tij.
  2. Udhëheqësi është përgjegjës për përmbushjen e detyrave të NJZP-së që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara në lidhje me zbatimin e Projektit.
  3. Udhëheqësi kontrollon, mbikëqyr dhe vlerëson punën dhe detyrat e kryera nga NJZP dhe raporton për punën e tij.
  4. Udhëheqësi siguron shpërndarjen e përgjegjësive dhe detyrave tek anëtarët e tjerë të NJZP-së, në përputhje me kompetencën e tyre specifike.
  5. Merr pjesë në takime të rregullta për të monitoruar ecurinë e zbatimit të projektit dhe, nëse është e nevojshme, përgatit një raport për të.
  6. Udhëheqësi është përgjegjës për përgatitjen e raporteve mujore, tremujore, vjetore dhe përfundimtare në lidhje me punën e NJZP-së, si dhe materialeve dhe informacioneve të tjera nga fushëveprimi i tij.
  7. Udhëheqësi raporton çdo parregullsi në zbatimin e projektit.
  8. Udhëheqësi e siguron të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me punën e NJZP për kryerjen e auditimeve të brendshme dhe të jashtme të zbatimit të projektit,
  9. Udhëheqësi do të kryejë edhe detyra të tjera që i janë besuar NJZP-së në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në lidhje me zbatimin e projektit.
  10. Udhëheqësi në punën e tij i respekton kërkesat për etikë dhe integritet në vendin e punës.
  11. Udhëheqësi i NJZP përgjigjet para Ekipit të Projektit NJZP (një ekip i të punësuarëve nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i krijuar me Vendim të Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor).


Detyrat e anëtarëve të Njësisë së Projektit

  1.  Anëtarët e NJZP-së ndihmojnë Udhëheqësin e NJZP-së në zbatimin e aktiviteteve brenda fushës së punës së tyre dhe i ofrojnë mbështetje Udhëheqësit në përgatitjen e raporteve mujore, tremujore dhe vjetore për ecurinë e zbatimit të projektit dhe raportin përfundimtar për zbatimin e projektit.
  2.  Anëtarët e NJZP-së janë përgjegjës për informimin në kohë të Koordinatorit, me qëllim përmbushjen e plotë të aktiviteteve që lidhen me përgatitjen dhe zbatimin e Projektit.
  3.  Anëtarët e NJZP-së do të bashkëpunojnë me institucionet financiare, konsulentët dhe do të punojnë në zbatimin e procedurave të tenderit, lidhjen dhe zbatimin e kontratës me kontraktorin.
  4.  Anëtarët e NJZP-së marrin pjesë në takimet e rregullta të monitorimit të projektit sipas nevojës dhe përgatisin shënime të shkurtra pas tyre, si dhe organizojnë një vizitë në vendndodhjen e projektit sipas nevojës.
  5.  Anëtarët e NJZP-së përgjigjen para Udhëheqësit të NJZP-së për kryerjen në kohë dhe cilësore të punës së tyre në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive të tyre.
  6.  Anëtarët e NJZP-së kryejnë edhe detyra të tjera të ngarkuara nga Udhëheqësi i NJZP-së, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në lidhje me zbatimin e Projektit.
  7.  Anëtarët e NJZP-së respektojnë kërkesat për etikë dhe integritet në vendin e punës në punën e tyre.
  8.  Anëtarët e NJZP-së kujdesen për të gjithë dokumentacionin që lidhet me zbatimin e projektit në përputhje me rregullat e përcaktuara.
  9.  Anëtarët e NJZP-së mbledhin, organizojnë, regjistrojnë dhe arkivojnë dokumentet dhe të dhënat që lidhen me projektin.
  10.  Anëtarët e NJZP-së  përgjigjen Udhëheqësit të NJZP-së.
     
Submitted by alfa4 on 04.03.2025 - 09:24