Njoftim

Kumtesat
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të ndiqni ngjarjen promovuese për dorëzimin e gjashtë autobusëve të rinj ekologjik me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", për mjetet lëvizëse të Ndërmarrjes së Transportit Pub
Njoftim
25.11.2024
Të nderuar përfaqësues të mediave

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të ndiqni ngjarjen promovuese për dorëzimin e gjashtë autobusëve të rinj ekologjik me gaz natyror të kompresuar, donacion nga BE-ja përmes projektit "BE për ajër të pastër", për mjetet lëvizëse të Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) të Qytetit të Shkupit. Këta autobusë paraqesin një hap të rëndësishëm drejt reduktimit të emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane në Qytetin e Shkupit.

 


Data: 26 Nëntor 2024 ora 11:00

Vendndodhja: Drejtoria e NTP ne Autokomandë, Blvd. “Aleksandar Makedonski” nr.10, Shkup

11:00 - 11:30     Deklarata për shtyp

E.T. Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut;

Z. Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor;

Znj. Mikela Telatin, përfaqësuese e UNOPS në Maqedoninë e Veriut;

Znj.Danela Arsovska, kryetare e komunës së qytetit të Shkupit.

11:30 - 12:00      Prezantimi / Shëtitje e autobusëve

Submitted by alfa4 on 25.11.2024 - 16:19